Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar sot se opozita do të përshkallëzojë protestat ndaj qeverisë së kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat mbi situatën politike dhe ekonomike në vend Meta tha se opozita s’ka “rrugë tjetër, përveç intesifikimit të aksionit të saj, dhe përmes fuqizimit të organizimit të këtij aksioni, në të gjitha drejtimet”
“Në përballje me narko-qeverinë, të cilën tashmë jo vetëm Rai-3, jo vetëm mediat gjermane, mediat më të njohura amerikane, ja kanë bërë të ditur gjithë botës, se çfarë përfaqëson. Një qeveri që rrënjët i ka vetëm në krim, i ka në trafiqe, edhe i ka edhe në korruptim, për fat të keq të shumë ndërkombëtarëve siç është rasti i McGonigal.
Kështu që, ne do të vazhdojmë në këtë front në përballje me qeverinë, përballje me prindin 2, bashkinë e Tiranës, në përballje me të keqen kudo që ajo është.
Sepse çdo qelizë e shtetit, çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga korrupsioni, nga nepotizmi, nga papërgjegjshmëria, duke injoruar totalisht shqetësimet e qytetarëve, dhe shërbimin ndaj tyre”, u shpreh Meta.
I pyetur se ku do të përqendrohet aksioni i opozitës, Meta tha se protestat do të jenë të vazhdueshme, të pandërprera.
Sipas Metës, përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura.
“Ndërkohë mos harrojmë, që gjithë këto procese të hapura, dhe pse me shumë vonesë, edhe pse me shumë selektivitet kanë qenë vetëm rezultat i presionit të vazhdueshëm, denoncime të vazhdueshme të bëra nga ana e opozitës.
Si për aferën e inceneratorëve, si për çështjet e PPP-ve, si për çështjen e 5 D., dhe për të gjitha çështjet e tjera.
Dhe do të vazhdoj me intensitet të shumëfishuar, trefishuar në ditët, në javët që vijnë, dhe për këtë edhe PL. po përmirëson organizimin e saj çdo ditë”, nënvizoi Meta.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.