Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së kanë bërë të ditur informacionet e përgjithshme lidhur me metapneumovirusin.
Referuar të dhënave deri më 5 Janar 2025, metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë.
Sipas OBSH-së, ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, ndërsa ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.
Si përhapet hMPV?
Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.
Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.
Kush është në rrezik?
Foshnjat dhe të moshuarit.
Personat me imunitet të dobësuar.
Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema.
Pasojat e mundshme
Në raste të rënda, hMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.
Si të parandalojmë përhapjen e hMPV?
Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët.
Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer.
Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.
Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.
A ka trajtim ose vaksinë kundër hMPV?
Aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik. Medikamentet pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, ndërsa inhalatorët mund të përshkruhen për pacientët me fishkëllimë ose kollë të rëndë. Sipas raportit të fundit të 2 janarit 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) është në rritje të pritur për dimrin, por në krahasim me vitin e kaluar aktiviteti i gripit është më i ulët.
Manjola Lika prej 25 vitesh ushtron profesionin e saj si mësuese në kopshtin publik “Beb…
Përgjatë vitit 2024, stina e pranverës dhe vera rezultuan me mungesë reshjesh dhe temperatura të…
Komisioni Europian ka deklaruar se plani i Shqipërisë për të bllokuar platformën sociale TikTok është…
Shërbimi Veterinar në Lezhë, i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, vijojnë kontrollet në akset…
Arjon Hasaj ka pranuar se është autor i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, e cila…
Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek në 8.5 lekë për kilovat-orë për…
This website uses cookies.