Mete bën bilancin: 3.2 mld euro nga turizmi gjatë 2023, shifra më e lartë ndonjëherë. Papunësia zbriti në nivele historike

Mete

Mete

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri këtë të premte (5 janar) një analizë të punës së kryer nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit 2023, ndërsa po ashtu tregoi edhe objektivat për vitin e ri që sapo ka nisur.

Mete e konsideroi vitin e kaluar si një mjaft pozitiv për ekonomë, teksa vlerësoi se vetëm nga turizmi janë përfituar 3.2 mld euro, shifra më e lartë ndonjëherë, siç theksoi Ministri.

2023 ishte një vit pozitiv për ekonominë dhe ndoshta fundviti i parë kaq i qetë në termat e përballjes me një sërë krizash vitet e fundit. Ekonomia Shqiptare vlerësohet edhe nga FMB dhe BB si një nga ekonomitë më rezistente dhe me ecurinë më pozitive në rajon, me pritshmëri për rritje të mëtejshme. Plani i rritjes i prezantuar nga KE do të shoqërohet me një paketë domethënëse financiare për të gjithë vendet e BP, ku vendi ynë pritet të përfitojë deri në 1 mld euro në formën e granteve dhe kredive të buta.

Ky plan rritje i BE synon të sjellë për vendet e rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit përpara hyrjes zyrtare në BE. Ekonomia po hy në një fazë të re zhvillimi. Flukset hyrëse në Shqipëri nga turizmi kanë qenë afërsisht 3.2 mld euro. Shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Investimet e huaja direkte kanë patur trend rritës, rreth 10.6% rritje krahasuar me 2022”, u shpreh Ministri.

Ndalur të inflacioni, Mete u shpreh se këtë vit pritet të rikthehet në objektiv, teksa theksoi se papunësia është në nivelet më të ulëta “historike”.

Inflacioni ka ardhur në ulje dhe pritshmëria është që inflacioni të rikthehet në objektiv brenda këtij viti. Papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike prej 10.5% dhe tendenca është për rënie të mëtejshme”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.