Mete: Borxhi zbriti nën nivelin 60% për herë të parë që nga 2011
Për herë të parë që nga viti 2011 borxhi publik i Shqipërisë zbriti nën nivelin 60%. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Financave, Ervin Mete në fjalën e tij në Prezantimin e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike.
Zoti Mete tha se Shqipëria është në një moment pozitiv ekonomik dhe treguesit kryesor makroekonomik kanë shënuar përmirësime të ndjeshme. “Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme që kanë sjellë avancime domethënëse edhe në procesin e integrimi evropian dhe në këtë kuadër edhe plani i rritjes i miratuar se fundmi nga PE do të shërbejë si shtysë” tha ai.
Sipas zotit Mete balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozitive, ndërsa u shënua një përmirësim i ndjeshëm i bilancin të llogarisë koherente ndikuar me sektorin e turizmit dhe investimet e huaja direkte. Ato arritën në nivelin më të lartë vitin e kaluar në shifrat 1.5 miliardë euro.
Ministri tha se ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe gjatë muajve të parë të vitit 2024, “përgjatë të cilit projektojmë të arrijmë një nivel mbi 28% PBB sa i përket mbledhjes së të ardhurave”.
Vitin e kaluar u shënua niveli me i ulët e detyrimeve të prapambetura që nga momenti i nisjes së monitorimit në vitin 2016.
Ministri i finanacave tha se gjatë vitit 2024 projektohet të arrihet një nivel mbi 28% e Prodhimit të Brendshëm Bruto përsa i përket mbledhjes së të ardhurave.