Categories: LajmePolitikë

Mete me investitorët e huaj: Po punojmë për një ligj të ri të unifikuar për investimet

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka marrë pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”.

Mete vlerësoi anketimin e realizuar nga FIAA, i cili vëren përmirësim të ndjeshëm në vlerësimin e përgjithshëm të klimës së të bërit biznes dhe pritshmëritë për përmirësim të mëtejshëm.

“Përmirësimi i një sërë treguesve të anketimit, si ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me administratën tatimore e doganore, nivelin e transparencës, konkurrencën, si edhe nivelin e burokracisë me të cilën përballen bizneset, dëshmojnë se kemi pasur rezultate pozitive në këtë drejtim”, tha Mete, ndërsa pohoi se mbeten ende hapësira për përmirësim të mëtejshëm.

Mete u shpreh se qeveria mbetet e angazhuar përmes politikave dhe nismave të caktuara për të rritur aftësimin profesional dhe për të stimuluar pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës. 

Mete theksoi se forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe bizneseve është thelbësor për të ndërmarrë reforma dhe politika të qëndrueshme, të cilat do t’i shërbejnë vendit në periudhën afatgjatë.

Gjatë fjalës së tij, Ministri deklaroi se ecuria ekonomike e vendit ka qenë pozitive pavarësisht sfidave dhe shprehu angazhimin e qeverisë për të vijuar më tej me thellimin e proceseve të dixhitalizimit, zgjerimin e shërbimeve online, ri-inxhinierimin e shërbimeve dhe derregullimin, për të përmirësuar më tej klimën e biznesit.

Kohët e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh ligjore për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian. Një kuadër i plotë ligjor dhe i përafruar me direktivat evropiane është një garanci më shumë për investitorët, pasi i ndihmon ata të jenë më të mbrojtur dhe të orientojnë siç duhet planet e tyre të investimeve.

Në këtë drejtim, Ministri informoi se po punohet për hartimin e një kuadri të ri ligjor të unifikuar për investimet, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorët prioritarë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago