Mete në ministerialin e Shkupit, prezantohet plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor

2 54 696x464 1

2 54 696x464 1

 Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në ministerialin “Forcimi i konvergjencës socio-ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për integrim të përshpejtuar në BE”, i cili u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Në këtë ministerial u prezantua plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi dhe synon të sjellë përfitime për vendet e BP përpara anëtarësimit në BE, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Pjesëmarrës ishin ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor, kryenegociatorët, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në KE, Gert Jan Koopman, përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian, të cilët diskutuan mbi mundësitë për të maksimizuar përfitimet nga Plani i ri i Rritjes.

Në fjalën e tij, ministri Ervin Mete shprehu mirënjohjen në emër të qeverisë shqiptare ndaj Bashkimit Europian për Planin e ri të Rritjes, si një mbështetje që vjen në një moment kritik për rajonin dhe Evropën.

Ministri tha se kjo mbështetje do të shërbejë si një shtysë për vijimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjen e instrumenteve që aktualisht janë në proces.

Pavarësisht reformave që vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin në drejtim të konektivitetit dhe agjendës së gjelbër, ministri Mete tha se fokusi i reformave të mëtejshme duhet të ketë një qasje në drejtim të biznesit. Kjo, sipas ministrit, në mënyrë që të lehtësohet mënyra e të bërit biznesit dhe të përmirësohet klima e biznesit, të mundësohet aksesimi i tregut të Bashkimit Europian përpara së të ndodhë integrimi, të përshpejtohet procesi i integrimit dhe konvergjenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE.

Nga ana tjetër, ministri Mete theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregohen të afta për të përdorur më së miri instrumentet që do të ofrohen nga Plani i ri i Rritjes dhe të forcojnë kapacitetet e tyre institucionale përthithëse.

Pjesëmarrëse në ministerial ishte dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, e cila në fjalën e saj diskutoi mbi reformat lidhur me avancimin e konvergjencës socio-ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, ndërsa e konsideroi planin e ri të rritjes si një platformë kyçe që do të nxisë më tej agjendën e reformave.

Kryenegociatorja tha se agjenda e reformave të Shqipërisë është në linjë me kërkesat e BE për anëtarësimin dhe Planin e ri të Rritjes, ndërsa shprehu angazhimin për rritjen e përpjekjeve për të përshpejtuar ritmin e reformave kombëtare.

Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla kryesore, të cilat synojnë: rritjen e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e tregut të vetëm; nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat potencialisht mund të shtojnë ekonomitë e tyre me 10%; përshpejtimin e reformave themelore, duke përfshirë cluster-in e themelorëve, për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal; rritjen e asistencës financiare për të mbështetur reformat përmes një Mekanizmi të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.

Në bazë të këtij plani, çdo vend partner i Ballkanit Perëndimor do të ftohet të përgatisë një agjendë reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese, duke përfshirë ato nga Paketa vjetore e Zgjerimit dhe Programet e Reformës Ekonomike (ERP).

1 nga 4

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.