Categories: LajmeEkonomi

Mete: Plan për nxitjen e kreditimit, sektorit fason. S&P i ngriti reputacionin vendit

Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar i vendit do të dalin së shpejti me një plan për të nxitjen e kreditimit.

Pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ministri i Financave, Ervin Mete, vlerësoi ecurinë ekonomike të Shqipërisë dhe vlerësimin e fundit nga agjencia Standard & Poor’s, që e rriti nivelin e vlerësimit në BB-.

…përveçse certifikon momentin e mirë ekonomik që ne po kalojmë, ndikon në reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare, në aksesin që ne si vend kemi në tregjet ndërkombëtare dhe në koston kreditimit. Ashtu sikurse ndikon… edhe për aksesin në financë, si edhe në tregun tonë të brendshëm sa i përket kreditimit dhe është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimeve të huaja, që praktikisht janë shifra rekord, kombinuar edhe me shifrat pozitive dhe në rritje të turizmit, japin besimin që ky trend pozitiv dhe ky konsolidim i financave publike, më tej qëndrueshmëria e këtij trendi, do të vazhdojë,” u shpreh ministri Mete.

Qeveria kaloi së fundmi aktin normativ për sektorin e industrisë sovrane, duke përdorur instrumentin e Garancisë Sovrane.

Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, detaje që do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një ‘grace period’ rreth 9 muaj dhe që besojmë që, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese,” tha ministri.

Pas diskutimeve, Këshilli Ekonomik Kombëtar vendosi të marrë masa ndihmëse edhe për sektorin fason, të cilat shkojnë tok me rritjen e parashikuar të pagave.

… kemi pasur diskutim të frytshëm besoj për ndërveprimin që ata kanë me fiskun, qoftë me Tatimet, qoftë me Doganat, duke marrë angazhimin që të lehtësohen dhe thjeshtohen procedurat kur vjen puna te rimbursimi i TVSH-së apo në rastet e ndërveprimit për llogaritë e tyre. Duhet theksuar që ne ndodhemi në një moment kur p.sh., vitin e kaluar kemi zero rimbursime TVSH-je të prapambetura në të gjithë sektorët e veçanërisht në këta që janë sektorë prioritarë kur vjen puna në trajtimin fiskal të tyre, ashtu siç kemi një shifër minimale krahasimisht me vitet e kaluara sa i përket detyrimeve të prapambetura.

Rritja e pagave që synojmë të bëjmë në qershor shkon pikërisht në këtë logjikë që theksova të pasjes së mundësisë që këtë moment të mirë ekonomik ta përkthejmë në më tepër mirëqenie dhe mbështetje dhe besojmë se rritja e pagave në sektorin publik do të jetë shtysë edhe për sektorin privat, siç rezulton se ka qenë dhe përtej kësaj, siç e kemi përmendur këto ditë të kaluara, besoj se do të kemi hapësirë të bëjmë edhe disa lehtësime fiskale,” deklaroi ministri Mete.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

16 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

16 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

16 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

17 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

17 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

17 hours ago

This website uses cookies.