Mete: Po shqyrtojmë opsione për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet

4b13da29953f4f0cb03c1370312b6f76

4b13da29953f4f0cb03c1370312b6f76

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga AMF, në bashkëpunim me ministrinë që ai drejton dhe Bankën Botërore  u ndal te zhvillimi i sektorit të sigurimeve, e mundësitë dhe sfidat në Evropën Juglindore.

Mete u shpreh se tërmeti nxori në pah një aspekt shumë të rëndësishëm se sigurimi vullnetar i banesave është në nivele të ulëta dhe në pjesën më të madhe, sipas tij, i diktuar nga bankat për kreditë hipotekore.

Mete theksoi se është i domosdoshëm përcaktimi i mekanizmave të mbrojtjes dhe transferimit të rrezikut ndërsa shtoi se po merren në shqyrtim opsionet për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet.

Në vitin 2025 mbledhja vjetore e të gjithë mbikëqyrësve të sigurimeve në botë, do bëhet në Shqipëri. Është shenjë vlerësimi e bashkëpunimit ekselent që AMF ka pasur me IAC.

Një vlerësim i lartë për Shqipërinë dhe rajonin që një takim i bërë në Siatëll vjen e bëhet në Tiranë.

Tërmeti nxori në pah një aspekt të rëndësishëm se sigurimi vullnetar i banesave është në nivele të ulëta dhe në pjesën më të madhe është i diktuar nga bankat për kreditë hipotekore.

Nisur nga sa më sipër vlerësohet i domosdoshëm përcaktimi i mekanizmave të mbrojtjes dhe transferimit të rrezikut.

Ndaj me mbështetjen e Bankës Botërore, po shqyrtojmë opsionet më të mira për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet.

Është e rëndësishme që ky sigurim të jetë me kosto të përballueshme nga qytetarët dhe të bazohet në standartet më të mira të sigurimit të rrezikut”, u shpreh Mete.

Ministri u ndal gjithashtu edhe te bujqësia, që sikurse tha ai, sigurimi i këtij sektori mund të jetë mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike.

Rezulton në një masë të madhe të ekspozuar ndaj ndryshimeve të klimës. Sigurimi i bujqësisë mund të ishte një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike.

Ky sigurim është pak i zhvilluar në Shqipëri ndaj ndarja e eksperiencave më të mira në këtë drejtim do të jetë e dobishme për një avancim sa më të mirëmenduar lidhur me këtë çështje.

Zhvillimi i sektorit të sigurimeve, avancimi drejt standardeve më të mira ndërkombëtare dhe harmonizimi i kuadrit rregullator me direktivat europiane, janë procese që kërkojnë angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve, ndaj Ministria e Financave dhe Ekonomisë do jetë mbështetëse për të gjitha përpjekjet dhe iniciativat e sektorit dhe AMF-së në avancimin në këtë drejtim”, tha Mete.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.