Categories: LajmeEkonomi

Mete: Procesi i Berlinit, mundësi për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, gjatë punimeve të konferencës dyditore mbi Lehtësimin e Tregtisë, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, deklaroi se qeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit.

Gjatë fjalës së tij,Mete u shpreh se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të përmbushur synimet e përbashkëta për integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit.

 “Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave doganore mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit dhe mes vetë vendeve të rajonit tonë nëpërmjet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të Stabilizim-Asocimit dhe CEFTA-s, po plotësohet me masa teknike për heqjen e barrierave jotarifore, krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit “One Stop Shop”, njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe përmes një sistemi të integruar të transitit”, deklaroi ai.

Mete vuri në dukje se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur idenë për fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit. Ky propozim, sipas tij, kërkon ndërmarrjen e një sërë masash, si dhe iniciativave të tjera, si korsitë blu, korsitë e gjelbra, etj.

“Shembulli i ‘One Stop Shop’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, Malit të Zi dhe nga korriku 2023 edhe me Maqedoninë e Veriut, janë modele konkrete zbatimi se si është përgjysmuar koha dhe janë ulur kostot për operatorët ekonomikë mes vendeve të rajonit. Ndaj kjo konferencë është një mundësi e mirë për të angazhuar edhe doganat e tjera të Ballkanit Perëndimor që të lidhin marrëveshje të ngjashme me shtetet e tyre anëtare fqinje të BE-së”, theksoi ai.

Në këtë drejtim, ai tha se bëhet fjalë për tregun e përbashkët evropian, me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar.

Nga ana tjetër, vuri në dukje Mete, shërbimet e digjitalizuar kanë reduktuar ndjeshëm kontaktet fizike me administratën doganore. Sot, tha ai, 34 shërbime ofrohen elektronikisht përmes portalit qeveritar e-Albania, ndërsa po punohet për vënien në zbatim edhe të 21 shërbimeve të tjera.

“Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, u evidentua edhe në raportin e Bankës Botërore, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore, ku rezultoi se në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%, në zyrat doganore kufitare, me 20%, ndërsa në zyrat doganore të brendshme me 74%”, deklaroi ministri.

Mete tha më tej se digjitalizimi po u mundëson bizneseve të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë.

“Sot të gjitha ekonomitë po përballen me sfidat që sjellin transformimet digjitale, në përpjekje për t’i kthyer ato në avantazhe, për të reduktuar kostot dhe për të rritur produktivitetin. Të kapërcesh kufijtë përmes tregtisë, sot është shumë herë më e lehtë”, tha Mete.

Kompanitë, shtoi ai, veçanërisht ato të mesme dhe të vogla po përdorin mjete digjitale dhe novatore për të kapërcyer barrierat e rritjes, po adaptojnë modele të reja që lejojnë kryerjen e transaksioneve komplekse, si dhe po përdorin mundësi alternative financimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

4 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

4 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

4 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

4 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

4 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

4 hours ago

This website uses cookies.