Categories: LajmeEkonomi

Mete: Rishikim të çmimeve të referencës në bregdet. Do merret parasysh edhe mosha e ndërtesave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri me dije se do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës së banesave në zonat bregdetare. Në një konferencë për shtyp, ku bëri bilancin e vitit që lamë pas, Meta tha se rishikimi i çmimeve të referencës do të reflektojë edhe rritjen e çmimeve në këto zona.

Gjatë këtij viti do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në bregdet me ndarje zonash të caktuara që do të reflektojnë rritje çmimesh në këto zona. Çmimet e referencave që përdoren në shitje. Ka disa çmime referencash që janë të pa rishikuara, ndërkohë që veçanërisht në linjën e parë bregdetare, çmimet janë shumë më të larta. Qasja do të jetë zonale, jo i gjithë qarku apo qyteti me të njëjtën vlerë, por atje ku çmimet janë rritur ndjeshëm, do aplikohet edhe një çmim reference më i lartë”, tha Meta.

Po ashtu, Ministri bëri me dije se në aplikimin e çmimit të referencës do të merret parasysh edhe mosha e ndërtesës, ku do të ketë një zbritje me 1% për çdo vit vjetërsie.

Ndërkohë, kur të aplikohet ky çmim reference, edhe sot në Tiranë ku u rritën në mes të vitit, do merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1%, në mënyrë që ato që janë godina të vjetra të reflektohet çmimi sa më afër realitetit”, tha Mete.

I pyetur mbi sigurimin e detyrueshëm të banesave, Mete tha se ligji është ende në diskutim dhe se ende nuk është vendosur nëse primi do të jetë bazik dhe i unifikuar për të gjithë vend, apo i ndarë në zona. Ai theksoi se drafti i konsoliduar pritet të bëhet publik brenda 3 muajve të parë të këtij viti.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ligji është në diskutim. Kemi një analizë të Bankës Botërore. Sa i përket primit është në diskutim nëse do të jetë bazik i unifikuar për të gjithë vendin, apo i ndarë në 2 apo 4 zona që reflektojnë nga njëra anë riskun sizmik dhe nga ana tjetër vlerën e banesave, sepse në momentin që paguhet primi i banesave ka edhe një lidhje me vlerën maksimale të sigurimit që sigurisht edhe ajo do të jetë e limituar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2024 do të kemi një draft të konsoliduar”, u shpreh Ministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

11 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

11 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

11 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

11 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

11 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

11 hours ago

This website uses cookies.