Mete: Rritje page për sektorët e shëndetësisë, mbrojtjes dhe rendit

Qeveria shqiptare do të vijojë edhe gjatë këtij viti politikën e rritjes së pagave, për të arritur nivelin e pagës mesatare prej 900 eurosh, të cilin ministri i Financave, Ervin Mete e konsideroi një stacion dhe jo një destinacion.

Mete shpjegoi gjatë një interviste në media kategoritë që do të përfitojnë rritje page këtë verë. Ministri theksoi se fakti që ne arrijmë të bëjmë këtë rritje domethënëse të pagave tregon momentin e mirë që po kalon ekonomia shqiptare.

“Synojmë që brenda muajit prill të mund të detajojmë rritjen për sektorë të caktuar. Pritshmëria është që do të ketë rritje për sektorin e shëndetësisë, mbrojtjes, rendit. Do të ketë rritje domethënëse për arsimtarët. Do të ketë rritje për funksionet mbështetëse në ministri ashtu edhe atë zbatuese si dhe planifikohet edhe një mbështetje për punonjësit e pushtetit vendor. Rritja kumulative duke filluar nga viti 2025 është afro 400 milionë euro, pra një shifër domethënëse për buxhetin e shtetit në mbështetje të punonjësve në sektorin publik me pritshmërinë që kjo do të reflektohet edhe në pagat e sektorit privat që ka filluar tashmë të reflektohet”, u shpreh ministri.

Mete vuri në dukje se synimi është që Shqipëria të ketë një nga pagat më konkurruese në rajon.

“Kemi synim që paga mesatare prej 900 euro të jetë një stacion dhe jo një destinacion final. Në vazhdimësi mund të ketë një mbështetje të mëtejshme sa i përket pagave në sektorin publik”, deklaroi ministri.

Ministri bëri të ditur se nuk do të ketë rritje page për ministrat, deputetët dhe funksionarët e lartë.

“Për punonjës të nivelit të lartë nuk parashikohet të ketë këtë vit një rritje tjetër. Rritja për ta u realizua një vit më parë”, sqaroi ministri Mete.

“Disa funksione, si specialistët, që një vit më parë nuk kanë përfituar apo kanë përfituar rritje page prej 7%, këtë vit do të vijojnë me rritje page 20-30% në varësi të pozicionit. Përgjithësisht rritja fokusohet te punonjësit e shëndetësisë, rendit mbrojtjes, arsimit mbështetës në ministri dhe funksionet zbatuese”, tha ministri Mete.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

14 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

14 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

14 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

14 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

14 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

15 hours ago

This website uses cookies.