“Metodologjia e kërkimit shkencor për doktorantët” – Troshani: Këtë vit kemi kërkuar 6 kuota për ciklin e tretë të studimeve
“Metodologjia e kërkimit shkencor për doktorantët” ishte tema e seminarit që u mbajt nga profesoreshë Ritvana Rrukaj e cila aktualisht është pjesë e Universitetit Norvegjez.
Aktualisht stafi akademik ka kërkuar 6 kuota për ciklin e tretë të studimeve në Shkodër. Senati akademik ka kërkuar më shumë, ndaj pritet vendimi nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Ky është viti i dytë që dega “Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm” vijon të presë studentë për ciklin e tretë të studimeve.