11 vjet “pa” Michael Schumacher. Shumë ka kaluar që nga 29 dhjetori i 2013-tës, e diela e fundit e atij viti. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po bënte ski në shpatin LE SHAMUA në Meribel, një vendpushim skish në Francë. Ai ishte në shoqërinë e djalit të tij Mick, atëherë katërmbëdhjetë vjeç.
Sipas dëshmive të drejtpërdrejta të këtij të fundit dhe rindërtimeve të mëvonshme të hetimit, Schumacher u largua nga pista. Më pas ai hyri në një fushë me borë të papërpunuar, një hapësirë jo më shumë se tridhjetë metra e gjerë. Skitë ngecën dhe kampioni gjerman u rrëzua, duke goditur kokën në një gur të dale. Si pasojë, një dëmtim shumë i rëndë në kokë që do t’i shkaktonte dëmtim në tru. Ndoshta situata u përkeqësua nga prania e një videokamere në kaskë, që e lëndoi më keq.
Schumi e kapërceu krizën dhe operacionin e gjatë. Më pak se gjashtë muaj pas aksidentit, Schumacher u zgjua nga koma dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë për të ndërmarrë një proces rehabilitimi. Gjatë kësaj periudhe, Schumacher iu nënshtrua operacioneve të tjera kirurgjikale.
E në fund u transferua në vilën “La Reserve”, rezidenca e tij luksoze zvicerane e Gland, në brigjet veriore të liqenit të Gjenevës. Schumacher është mbrojtur nga konfidencialiteti total i familjes së tij dhe i shumë pak njerëzve të lejuar në praninë e tij.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.