Michele Obama mbron gjimnastet amerikane për gjestin e bërë në podiumin
Gjimastet amerikane Simone Biles dhe Jordan Chiles janë sulmuar për gjestin e bërë në momentin kur konkurentja e tyre (Rebeca Andrade nga Brazili) mori medaljen e artë në podium në Paris 2024.
Humphrey, një lojtar i ekipit të futbollit amerikan të Baltimor Ravens, përshkroi në “X” këtë gjest si të “neveritshëm”.
Por pak orë më vonë dy gjimnasteve u ka dalë në krah vetë Michele Obama, e cila shkruan: “Ende nuk ngopem me këtë fotografi ku mbizotëron shpirti sportiv dhe vllazërorë. Mund të shikoni se sa shumë mirësi rrezaton kjo fotografi e Rebeca, Jordan dhe Simone”.