Midhje të skuqura me miell dhe vezë, shija e veçantë e detit

midhje11 1024x576 1

midhje11 1024x576 1

Përbërësit

  • 500 gr midhje
  • 50 gr miell
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim lani dhe pastroni mirë midhjet.

Më pas vendosini të ziejnë në një tigan ose tenxhere të thellë të mbuluara me kapak.

Në këtë mënyrë ato do të hapen dhe ju mund të largoni lehtësisht guackën.

Nëse keni midhje të qëruara, mund të vazhdoni menjëherë nga këtu.

Tulin e midhjeve që përfituar vendoseni në një enë e ndërsa në dy të tjera vendosni vezën e rrahur me pak kripë, piper të zi dhe në tjetrën miellin.

Ndërkohë vendosni në zjarr një tigan me vaj ulliri për të vazhduar më pas me skuqjen.

Merrni midhjet dhe kalojini një nga një tek mielli e më pas tek veza.

Në fund vendosini të skuqen në vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.

Këtë proces bëjeni me të gjithë midhjet që keni qeruar dhe më pas vendosini ato të kullojnë në një letër kuzhine.

Sipas dëshirës spërkatini sërish me piper të zi dhe konsumojini të ngrohta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.