“Migjeni”, gati për premierën/”Shfaqja që shkon keq” me të rinjtë më të mirë nga festivali teatror “Youth Theater”
Do të nisë si dramë për të përfunduar si komedi pasi gjithçka do të ndryshojë në një moment të caktuar dhe në këtë mënyrë shfaqja shkon keq. Kjo do të jetë premiera që do të sjellë teatri “Migjeni” me të rinjtë më të mirë nga Festivali Teatror për të Rinj “Youth Theater” nën regjinë e aktorit Fritz Selmani dhe Gerti Palalit.Për disa nga të rinjtë e trupës së komedisë, bashkëpunimi me dy regjisorët dhe interpretimi në skenën e teatrit mbeten përvoja të bukura dhe emocionuese njëkohësisht.ARENC RADAJ Gjimnazist, Shkolla “Adem Haxhija”
“Shfaqja që shkon keq” do të shfaqet për publikun shkodran ditën e enjte në orën 19⁰⁰ në teatrin “Migjeni”.