“Migjeni” rikthen operën e parë shqiptare/Në hollin e Teatrit u festua 65-vjetori i operës “Mrika”
Teatri “Migjeni” përkujtoi operën e parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenkë Jakova në 65-vjetorin e shfaqjes së saj po në këtë teatër. Me disa nga ariet e kënduara nga artistë të mirënjohur të qytetit si dhe pjesë instrumentale nga opera i dhanë një dimension tjetër rëndësisë që bartë kjo ngjarje artistike.Kompozitori Gjon Shllaku tregon rreth vlerave historike që përfaqëson vepra e Prenkë Jakovës në muzikën shqiptare.Muzikanti Markelian Kapidani flet për elementët muzikorë të operës.Koncerti i mbajtur në hollin e Teatrit “Migjeni” u mbyll me duetin e artistëve Blerta Cina dhe Laorjan Ejlli shoqëruar nga Orkestra e Harqeve me drejtues Lorenc Radovanin.