Migjeni, shkrimtari më modern i letërsisë shqipe të viteve ’30

113 vite më parë do të vinte në jetë Migjeni, poeti i mjerimit dhe i fshikullimit të padrejtësisë, shkrimtari më modern i letërsisë shqipe të viteve ’30.

Migjeni është një ndër figurat më të shquara të letërsisë shqiptare mbas Rilindjes, përfaqësues i realizmit kritik të viteve ‘30.

I lindur më 13 tetor të vitit 1911 në një familje të varfër, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes në Shkodër dhe me vonë në Tivar e Manastir.

Ai punoj si arsimtar në Shkodër, Vrakë e Pukë nga vitet 1932 deri në 1937. Në veprën e tij, Migjeni pasqyroi gjendjen e vajtueshme të popullit shqiptar dhe shtresat e varfra.

Migjeni shprehu protestën dhe revoltën, ëndërroj për një botë të re me aspirata të reja.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër gjithashtu ndau foton e banesës ku ka lindur poeti Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), e cila është Monument Kulture, Kategoria l e shkrpeur nga fotoreporteri Genti Demolli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.