“Migjeni” tre çmime në festivalin “Moisiu” / Trupa e aktorëve shkodranë bëri prezantim dinjitoz në kryeqytet
“Vizita”, premiera e shfaqur më 27 tetor në teatrin “Migjeni” ishte pjesëmarrëse në edicionin e dytë të festivalit teatror “Moisiu”.
Shfaqja e realizuar në bashkëpunim me teatrin e Sardenjës në Itali u bazua në veprën e shkrimtarit britanik Herbert George Wells dhe u përshtat nga regjisori Italian, Davide Iodice.
Mes 15 shfaqjeve të festivalit teatror “Moisiu”, më i rëndësishmi në vend, juria vlerësoi me tre çmime prestigjoze dramën “Vizita” të trupës teatrore shkodrane si: “Shfaqja më e Mirë”, “Muzika më e Mirë” dhe “Skenografia më e Mirë”.
Drama e regjisorit Iodice do të vijojë rrugëtimin e saj edhe jashtë vendit.
Publiku shkodran do të ketë mundësi të rishohë këtë shfaqje teatrore sërish në Teatrin “Migjeni” edhe në datat 2 dhe 3 dhjetor duke nisur nga ora 19⁰⁰.