Migracioni i paligjshëm, Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë të përbashkët

Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar gjatë Ministerialit të mbajtur në Tiranë, një Deklaratë Bashkëpunimi.

Ministrat Balla, Tomlinson dhe Sveçla konfirmojnë kështu angazhimin për të bashkuar përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Tre vendet, përmes dokumentit nënvizojnë se përballen me sfida të përbashkëta, nisur nga migracioni i paligjshëm tek krimi i organizuar. Në Deklaratë thuhet se bashkëpunimi i zgjeruar në nivel operacional midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe angazhimet e përbashkëta, do të ndihmojë në çmontimin e grupeve kriminale që lehtësojnë kalimet e paligjshme të kufirit duke shfrytëzuar migrantët dhe refugjatët vulnerabël.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria sjellin ndërmend Komunikatën e Përbashkët të vitit 2022, e cila u fokusua në masat e zgjeruara për të trajtuar migracionin e paligjshëm. Kjo përfshinte krijimin e një Task Force të Përbashkët të Migracionit Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri dhe rezultoi në uljen e mbërritjeve të anijeve të vogla shqiptare me 90% në vitin 2023.

Megjithatë, përmes dokumentit të firmosur sot, ministrat theksojnë se krimi i organizuar i imigracionit mbetet akoma sfidë, duke përfshirë transitin e shtetasve të vendeve të treta brenda Ballkanit Perëndimor dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kosova i bashkohet Task Forcës së Përbashkët të Migracionit për të ofruar një reagim të përbashkët të zbatimit të ligjit ndaj migrimit të paligjshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.