Mikela Skandaj, dy medalje të arta në Itali, karateistja nga Lezha, kërkon vemendje nga Kombëtarja shqiptare

Mikela Skandaj nuk di të ndalet. Shqiptarja nga fshati Baqel i Lezhës që jeton me familjen e saj në Itali vazhdon të shkëlqejë në sportin e karatesë. E mbështetur fuqimisht nga babai i saj, Angjelin Skandaj, që duket se është shndërruar në një trajner të dytë për të, Mikela ka spikatur në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara me klubin e saj italian në Verona, ku është edhe rezidenca e familjes Skandaj.  Fundvitin e kaluar u shpall nënkampione e Europës, ndërkohë që viti 2024 ka filluar me të tjera suksese për talenten Skandaj. Medalja e Artë e fituar në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar në Treviso të Italisë  është arritur përmes një konkurence të madhe, pasi në garë ndërkombëtare morën pjese 931 karateiste nga disa shtete të Europes. Ndërkohë, medalja tjetër e artë ka ardhur në Turneu Internacional të karatese për moshat nga 7 deri 60 vjeç, ku moren pjese rreth 1000 sportistë nga shumë shtete të Europës si Italia, Gjermania, Romania, Polonia, Zvicra, Gjeorgjia, Slovenia, Ukraina dhe Danimarka. Karateistja shqiptare nga fshati Baqel i Lezhës, Mikela Skandaj konkuroi në disiplinen Cadet AB, garë në të cilën bënin pjese karateiste nga mosha 14 deri në 17 vjeç. Me këtë të artë, Mikela, arrin në shifrën e 56 medaljeve të fituara në vetem 5 vite karrierrë të mbushur plot shkëlqim. Por talentja Lezhjane nuk u ndal me kaq, sepse në përfundim të aktivitetit, gjyqtaria e  vlerësoi Mikelen me Çmimin Special të Turneut. Edhe pse me gjithë këto suksese në ekipin Italian, heshtja e pakuptimtë nga strukturat e sportit shqiptar, vazhdon të jetë prezente, kur Mikela dhe familja e saj ka shprehur dëshirën të përfaqësojnë flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare,

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.