Mikela Skandaj, nënkampione Evrope në karate – Shqiptarja nga Lezha reagon ndaj gjyqtarisë, i mohoi të artën

Karateistja e talentuar shqiptare, Mikela Skandaj, e cila jeton prej vitesh në Itali,  është shpallur nënkampione e Evropës.

 Kjo ndodhi në Kampionatin e 14-të Evropian të karatesë të zhvilluar në Varshavë të Polonisë.

 Me fitoret e saj të pastra në tureve eleminatore, Mikela Skandaj, e cila konkuroi përkrah 61 rivaleve të saj nga shtete të ndryshme të Europës, mbërriti në finale. Një finale, të cilën ajo dëshironte dhe synonte ta fitonte ashtu si edhe takimet e mëparshme. Dhe, në fak, bëri më të mirën e saj duke luftuar fort përballë finalistes tjetër nga Anglia. Por, kjo finale kishte një precedent më vete, pasi në kundërshtim me rregulloret përkatëse, gjyqtar i kësaj finaleje ishte një arbitër anglez, i cili me vendimet e tij flagrante favorizoi haptazi bashkëkombasen e tij. Ndër të tjera, në reagimin stafit të karateistes lezhjane që përfaqëson kombëtaren e Italisë, si dhe të vetë Mikeles, thuhet se Mikela Skandajt, iu desh të përballonte gabimet me dashje të arbitrave Anglez që i hoqen nga dora medaljen e artë asaj. Ishte e pa kuptimte të arbitronin një finale të tillë bashkombësit e finalistes. Mikeles iu ndërrua tre here tatami, gjë që nuk duhej të ndodhte. Gjithësesi, vendi i dytë dhe medalja e argjendtë për shqiptaren nga fshati Baqel i Lezhës, është për t’u vlerësuar, aq më tepër kur mosha e saj është vetëm 15 vjeçe duke pasur përpara një garanci të plotë se në Europianin e ardhshëm, mdalja e artë do të jetë për të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.