Categories: LajmeSport

Milan, Barezi: Short i favorshëm, të përmirësohemi në mbrojtje

Zëvendëspresidenti i nderit te kuqezinjtë, Franco Barezi pranoi se shorti i fazës së 16-shes së Ligës së Evropës ishte në një farë mënyre i pranueshëm. Ai është i kënaqur që evtiaun Liverpulin por edhe Sllavia e Pragës është një kundërshtar për t’u konsideruar.

Ka një optimizëm të lehtë në Milano për shortin e Ligës së Evropës, i cili vuri  Slavian e Pragës kundër kuqezinjve. Një kundërshtar padyshim më i arritshëm sesa Liverpooli ap

o Bayer Leverkusen, megjithatë nuk duhet nënvlerësuar. Kështu nënvizon zëvendëspresidenti i nderit Franco Baresi, i pranishëm në Nyon. “Evituam Liverpulin. Megjithatë Slavia Praga është një ekip solid dhe fizik, prandaj duhet ta respektojmë nëse duam të shkojmë sa më larg”.

Faza e mbrojtjes është pikërisht problemi që prek kryesisht Milanin, i cili mes ndeshjes ndaj Monzës dhe asaj ndaj Rennes, pësoi shtatë gola. Ndaj është e nevojshme të bëhet një ndryshim, shpjegon një prej përfaqësuesve kryesorë të mbrojtjes kuqezi në të kaluarën: “Kur pëson gola, të gjithë duhet të krijojnë më shumë intensitet në fushë, sepse golat e pësuar janë shpesh rezultat i një reagimi që ka ardhur shumë vonë. Për të përfituar sa më shumë në fazën e mbrojtjes duhet një frymë sakrifice nga të gjithë”.

“Milani duhet të jetë gjithmonë ambicioz, ne duhet të bëjmë maksimumin për të ecur sa më shumë përpara. Kur jemi mirë, mendoj se mund të konkurrojmë me këdo. E këtë duhet ta besojmë të gjithë”. Me pak fjalë, legjenda e skuadrës milaneze beson në një finale të re evropiane për Milanin pasi vitin e kaluar ata ishin një hap larg asaj të Ligës së kampioneve. ​

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…

47 minutes ago

Korsitë e biçikletave – Më shumë lehtësi për pedaluesit në Shkodër

Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…

49 minutes ago

Konferenca Ndëruniversitare mbi Turizmin e Qëndrueshëm – Shkëmbim  i ideve  dhe përvojave mes universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…

51 minutes ago

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…

56 minutes ago

Denoncime në polici për llogari të rreme në rrjetet sociale, policia: Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…

1 hour ago

Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…

1 hour ago

This website uses cookies.