Milan-Njukasëll, Pioli: I jam borxhli tifozëve, duhet të harrojmë derbin

pioli

pioli

Pesë golat në derbi dhe një ndeshje e re për të harruar gjithçka. Sezoni i Milanit ka nisur mes uljesh dhe ngritjesh ndërsa sfida e radhës përkon me startin e edicionit të ri në Ligën e Kampioneve ku në “San Siro” vjen Njukasëlli i Sandro Tonalit.

I pyetur nëse është momenti i tij më delikat me Milanin, Pioli tha: “Këtu kam kaluar shumë momente të bukura, por edhe disa të tjerë jo shumë të mirë. Mbaj një përgjegjësi të madhe pasi mbi supe kam humbjet në derbit, të cilat rëndojnë shumë. Do të jepja gjithçka për ti ndryshuar, por ja gjërat janë kështu. E di se skuadra është e fortë dhe në këtë takim mund të rikuperojë shumë nga ajo që kemi humbur në derbi”.

Një tjetër pikë ku Pioli u ndal gjatë ishte edhe ajo në lidhje me blerjet e reja dhe si janë përshtatur me ambientin e ri. “Nuk besoj se të rinjtë janë një alibi për humbjet. Ata nuk kanë përjetuar humbjet e fundit dhe për këtë arsye e kishin mendjen më të lirë. Nuk mund të fshihem pas blerjeve të reja, mendoj se kur shifrat ishin 3-1 në favor të Interit ndeshja u bë e vështirë për të gjithë”, arsyetoi Pioli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.