Categories: LajmeRajoni

Milan Radojçiq shfajëson presidentin Vuçiq, pranon sulmin me vdekje në Banjskë

Një nga politikanët e Listës Serbe i shpallur në kërkim, Milan Radojçiq, ka pranuar se ka qenë i pranishëm në sulmin e armatosur të ndodhur në fundjavë në Zveçan kundër forcave policore të Kosovës.

Autoritetet kosovare e kanë akuzuar Radojçiqin për terrorizëm dhe të premten bastisën edhe shtëpinë e tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë ‘luftëtar lirie’ por për një Pablo Eskobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multimilionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë,” reagoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Vetë Radojçiqi, i cili është dorëhequr edhe nga posti i nënkryetarit të partisë Lista Serbe, reagoi përmes avokatit se më 24 shtator ai ishte në Banjskë, fshatin ku ra edhe dëshmori Afrim Bunjaku në përballje me grupin sulmues.

Informoj se së bashku me bashkatdhetarët nga Kosova dhe Metohija veriore në 24 shtator kam erdhi në veri të Kosovës dhe Metohisë, në fshatin Banjskë. Arsyeja jonë ishte të inkurajonim popullin serb nga ajo zonë që të rezistojnë ndaj terrorit ndaj të cilit ekspozohen çdo ditë. Unë informoj të gjithë persekutorët e popullit serb, nga [Albin] Kurti deri tek ndihmësit e shumtë të huaj, se personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e njerëzve dhe ky akt nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim të mëparshëm politik. Unë nuk kam njoftuar askënd për këtë, as qeverinë serbe, dhe as nuk kam pasur ndonjë ndihmë prej tyre, sepse ne kemi pikëpamje të ndryshme për çështjen e terrorit të Kurtit,” njoftoi avokati i Radojçiqit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi për median publike spanjolle se partia Lista Serbe është “luftëtare e lirisë” dhe kështu mendojnë edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar, sepse e di sa agresivë janë Kurti dhe [Vjosa] Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb,” tha presidenti Vuçiq.

Milan Radojiçiq ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe dhe dyshohet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në dhjetor të vitit 2021, SHBA futi në listën e sanksioneve Radojiçiqin, Zvonko Veselinoviqin, vëllain e tij, Zharkon, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Bastisja e shtëpisë

Policia e Kosovës ndërmori herët në mëngjes një aksion me përforcime të shumta në Mitrovicë në kërkim të Radojiçiqit.

Mediet lokale publikuan foto të autoblindave përballë objektit të banimit të të shumëkërkuarit dhe të forcave speciale në hyrje të rrugës. Gjatë aksionit raportohet se u sekuestrua një motor me katër rrota si dhe një skaf, i cili përdorej për lundrim në Liqenin e Ujmanit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

20 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

20 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

20 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

20 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

20 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

20 hours ago

This website uses cookies.