Lajme

Milan Šufflay, kroati që “luftoi” deri në vdekje për albanologjinë

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi sot me rastin e 145-vjetorit të lindjes historianin dhe politikanin e madh kroat, njërin prej themeluesve të albanologjisë, Milan Šufflay.

Lindi më 9 nëntor 1879, në Lepogllav të Kroacisë. Qe ndër themeluesit e albanologjisë si dhe autor i të parit roman fantashkencor në letërsinë kroate. Ka botuar disa libra mbi botën arbërore, ku ka trajtuar mbi baza objektive dhe referenca dokumentesh figurën e Skënderbeut. Disa nga librat e tij kryesorë janë: “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar” etj.

Edhe vepra tjetër letrare që shkroi, “Kostandin Balsha” është ndër romanet e para historike me tematikë shqiptare. Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllimi kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij dhe u bë arsyeja e vdekjes së tij.

Ai u përndoq nga Mbretëria Jugosllave, më 19 shkurt 1931 e vrasin në pragun e shtëpisë së tij në Zagreb. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” (Romë), “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”, “Vullneti i Popullit” (Tiranë), etj.

Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Mid’hat Frashëri, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale”, etj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Një zviceran do të vendosë drejtësi në sfidën Shqipëri-Çeki

UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen…

19 minutes ago

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në…

21 minutes ago

Nisin provat e Fest ’63, Deda: Banda me ajkën e muzikantëve. Synojmë një produkt cilësor

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka nisur përgatitjet për edicionin e tij…

25 minutes ago

Ngjarja e Shkodrës, Proda: Shumë shpejt rezultate konkrete!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda deklaroi të mërkurën se, shumë shpejt…

27 minutes ago

Festat e fundvitit – Bashkia Shkodër nis punën për zbukurimin e  qytetit

Festat e fundit po ndjehen më herët në Shkodër.  Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë…

1 hour ago

Ngrohja në shkolla – Plepi: Asnjë shkollë me gaz, po monitorojmë proçesin

Duke nisur nga java e ardhshme çdo institucion shkollor duhet të jetë i pajisur me…

1 hour ago

This website uses cookies.