Barazimi 2-2 mes Napolit dhe Romës bën të lumtur Milanin dhe Bolonjën. “Djalli” është kualifikuar matematikisht në Champions League me katër javë ende për tu luajtur dhe do të jetë në startin e turneut më prestigjioz për të katërtën herë radhazi. Ekipi i Motta-s, megjithatë, rikthehet në Evropë pas 22 vitesh. Katër javët e fundit do të shërbejnë për të përcaktuar se në cilën garë: për momentin kuqeblutë janë në vendin e katërt (5 më të mirat shkojnë në Champions League), +4 nga Roma dhe +6 nga Atalanta. Torino, Napoli Juventus dhe Genoa pengesat e fundit përpara se të festojnë një sezon ëndrrash.
Bolonja i ka munguar Evropës prej shumë vitesh. Hera e fundit që luajti atje ishte në fakt ditë vere mbi 20 vjet më parë, në një Kupë që nuk ekziston më. Ishte Intertoto në verën e vitit 2022: kundërshtari ishte Fulham, i cili pasi rrëmbeu 2-2 në Dall’Ara, arriti të fitojë 3-1 në Angli në ndeshjen e kthimit të luajtur më 27 gusht. Kjo ishte pjesëmarrja e fundit e Bolonjës në kupat evropiane.
Megjithatë, duhet të kthehemi 60 vjet pas për të parë sërish Bolonjën në Champions League, ajo që në atë kohë quhej Kupa e Kampioneve. Skuadra e legjendar Fulvio Bernardini, pasi fitoi titullin 1963/64 në play-off duke mundur Interin e Helenio Herrera, mori pjesë në edicionin 1964/65.
Në atë rast ishin të pafat: të çiftuar me Anderlechtin në shorteun e raundit të parë, ata u eliminuan pas 3 ndeshjeve shumë të vështira vetëm pas hedhjes së monedhës (në atë kohë nuk kishte goditje penalltie) e cila shpërbleu ekipin belg.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.