Categories: SportFLASHFutboll

Milani nuk gabon, “poker” ndaj Cagliarit: kalon në çerekfinale

Milani (me katër të rinj që nga minuta e parë) mundi Cagliarin me rezultat 4-1 dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me fituesin e Atalanta-Sassuolo, të planifikuar për të mërkurën në orën 18:00. E zhbllokoi ndeshjen Jovic në të 29-ën nga krosimi i Theo Hernandez, më pas në minutën e 42-të francezi përsërit me një zbritje mahnitëse dhe i shërbun serbit, i cili kompletoi dopietën. Në minutën e 50-të Chaka Traorè shënoi të tretin, më pas Azzi realizoi golin e nderit për Cagliarin në minutën e 88-të dhe Leao mbyll llogaritë në minutën e 91-të.

Që nga fillimi i dhjetorit, Luka Jovic është lojtari i Serisë A që ka shënuar më shumë gola në të gjitha garat (pesë).

Chaka Traorè (19 vjeç e 10 ditë) është lojtari më i ri që ka shënuar për Milanin në një ndeshje zyrtare që nga Manuel Locatelli kundër Juventusit në Serinë A, më 22 tetor 2016 (në atë rast 18 vjeç e 288 ditë).

Në të dyja rastet në të cilat Théo Hernández dha më shumë se një asist në një ndeshje të vetme me fanellën e Milanit ndodhi në Kupën e Italisë (tjetra kundër Genoas, më 13 janar 2022, dy gjithashtu në atë rast).

Luka Jovic ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitjet e tij të fundit duke numëruar të gjitha garat, aq sa në 43 ndeshjet e mëparshme të luajtura. Sulmuesi shënoi një dygolësh në një ndeshje zyrtare për herë të parë që nga shkurti i kaluar (në atë rast kundër Sporting Braga në Ligën e Konferencës).

Rafael Leão ka qenë i përfshirë në tre gola në katër ndeshjet e tij të fundit në shtëpi në të gjitha garat (dy gola dhe një asistim).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

13 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

13 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

13 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

14 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

14 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

14 hours ago

This website uses cookies.