Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian, falë dy golave të shënuar në minutat shtesë. Miqtë ishin duke flirtuar me fitore dhe deri në minutën e 92-të kryesonin 2-1, por në kohën shtesë Reijnders barazon shifrat, ndërsa Chukwueze shënon golin e fitores për kuqezinjtë.
Parma kalon e para në avantazh me Cancellierin, por Milani barazon shifrat me Pulisic, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1 dhe në pjesën e dytë trajneri Conceiçao lë në dhomat e zhveshjes dy yjet e skuadrës, Leao dhe Theo Hernandez. Portugezi ka qenë i pakënaqur nga paraqitja e tyre dhe tashmë duket se ka një krisje mes palëve.
Parma kalon sërish në avantazh në pjesën e dytë me Delprato, por kuqezinjtë përmbysin gjithçka në shtesë, shënojnë dy gola me Reijnders dhe Chukwueze, duke ndryshuar fatin e një sfide që dukej e humbur.
Pas këtij suksesi Milani ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 34 pikëve.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.