Milani rigjen suksesin në transfertë, Empoli dorëzohet pa kushte

Milani

Milani

Milani rikthehet të fitojë në kampionat larg shtëpisë pas 3 muajsh, pasi ka mposhtur në “Castellani” me rezultatin e pastër 3-0 Empolin. Kuqezinjtë e Piolit zhbllokojnë shumë shpejt sfidën me Loftus-Cheek, që dërgon në rrjetë një pasim të saktë nga Leao.

Giroud dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 31-të, ndërsa në pjesën e dytë në fundin e takimit është Traore, ai që shënon golin e parë në kampionat me fanellën e Milanit dhe vulos fatin e kësaj sfide.

Pas këtij suksesi kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 39 pikëve në tabelën e klasifikimit (vendi i tretë) dhe konsolidojnë pozitat në zonën Champions, ndërsa Empoli mbetet në zonën e ftohtë që të zbret në Serie B (vendi i parafundit me 13 pikë në 19 ndeshje).

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për skuadrën toskane, ndërsa Berisha dhe Shpendi kanë qëndruar në stol.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.