Milani “ringjallet” në Champions, City dhe Leipzig në 16-she

portugezi

portugezi

Janë luajtur mbrëmjen e së martës ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të Champions League dhe pikërisht në grupet, E, F, G dhe H.

Një natë e madhe e Milanit pas provave negative të kohëve të fundit. Kuqezinjtë mundën 2-1 Paris Saint Germain në fund të një ndeshjeje të luajtur me shumë guxim, duke u mbështetur në kolonat e saj. Gol nga Skriniar pas një goditje këndi, barazimi nga Leao me një goditje të bukur dhe goli vendimtar i Olivier Giroud nga krosimi i Theo Hernandez. Milani i madh për një orë, pastaj vuajtje me një fund të lumtur.

Buzëqesh Lacios, që mundi 1-0 Feyenoord dhe përforcoi pozicionin në grupin E. Bardhekaltërit kaluan holandezët dhe tani janë pas Atletico Madrid (8) me shtatë pikë. Njeriu i fitores është Ciro Immobile, i cili bën gjithçka në mënyrën e duhur në minutën e 45-të. Sarri gëzohet dhe ëndërron 16-shen, por rrezikon të humbasë Luis Alberton. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit, Atletico mposhti 6-0 Celtic në një ndeshje njëkahëshe.

Në Grupin G, kur kanë mbetur dhe dy ndeshjet për të luajtur, Manchester City dhe Leipzig kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 16-shes të Champions League. Anglezët në këtë mbrëmje arritën një fitore të pastër, 3-0 përballë zvicerabëve të Young Boys, dopietë e Haaland(23’pen., 51’) dhe Foden 45’. Ndërkohë, gjermanët e Leipzig arritën një fitore 2-1 në transfertë përballë Crvena Zvezdës. Grupi kryesohet nga City me pikë të plota, 12 pikë në 4 ndeshje, ndjek Leipzig me 9.

Në Grupin H, Porto është barazuar me pikë me Barcelonën, 9 për secilën, pas fitores 2-0 në shtëpi me Royal Antëerp. Golat u shënuan nga Evanilson 32- me penallti dhe Pepe 90’. Në lojë për kualifikim është future dhe Shakhtar me 6 pikë, që mundi katalanasit me rezultatin 1-0.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.