“Milano Cortina 2026”, Shqipëria ëndërron me Colturin, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i bën ftesë zyrtare
![Colturin, Komiteti Olimpik](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Colturin-Komiteti-Olimpik.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) i ka dërguar një ftesë zyrtare Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen vitin që vjen në Cortina të Italisë mes 6-22 të muajit shkurt.
Ftesë e firmosur nga Presidenti i IOC, Tomas Bah, i mundëson kështu shansin e madh Shqipërisë që të synojë në “Milano Cortina 2026” medaljen e parë olimpike në sportet dimërore.
Në këtë turne pritet që Shqipëria të përfaqësohet nga Lara Kolturi, e cila është në një moment magjik pasi është renditur dy herë në vendin e dytë në Botërorin e Skive, i cili nuk ka mbaruar ende.