Milevski paralajmëron Italinë: Nuk jemi në Romë për turizëm
Mësimi, i kompletuar me eliminimin nga Botërori i fundit, duhet të ishte mësuar përmendësh tashmë. Në rast se nuk do të ishte kështu, trajneri i Maqedonisë Blagoja Milevskit, u kujtoi të kaltërve se fitoret arrihen në fushë: “Kur punoni në botën e futbollit, gjithmonë shpresoni të jeni të suksesshëm – shpjegoi ai në prag të sfidës. As nesër nuk do të ndryshojë asgjë, ne nuk jemi këtu për turizëm, duam më të mirën”.
“Çdo ndeshje është një histori më vetvete – tha ai përsëri, duke folur për ndeshjet e mëparshme, – nuk mendoj se çfarë besojnë ata. Fokusi është tek ne, në atë që duhet të bëjmë në fushë. Ne duhet të jemi në nivele më të larta se Italia për të dalë me një rezultat pozitiv. Duhet të mbetemi vetvetja”.
Në lidhje me debatin me Luciano Spallettin në barazimin e Shkupit, Milevski tha: “Gjithçka ndodhi duke respektuar rolet tona, ajo që ndodhi në fushë mbetet atje. Nuk ka probleme mes nesh”.
Për sfidën ka folur edhe Eljif Elmas, ish-lojtari i Spallettit sezonin e kaluar te Napoli dhe njeriu më përfaqësues i kombëtares së tij: “E njoh mirë Luciano dhe nuk mendoj se do të bëjë ndonjë ndryshim të madh. Ne e dimë se si luan dhe unë besoj se ai do të bëjë të njëjtën punë si te Napoli. Ne presim agresivitet dhe posedim të topit. Ne nuk duam ta lejojmë”.