Miliarderët në garë hapësinore, Bezos lëshon raketën “Blue Origin”

Blue Origin

Kompania “Blue Origin” e miliarderit Jeff Bezos të enjten në  mëngjes shënoi një arritje historike në industrinë e lëshimit të satelitëve me fluturimin e parë të suksesshëm të raketës së saj New Glenn.

Raketa u lançua nga Florida dhe e njëjta është emëruar sipas astronautit John Glenn.

Shefi ekzekutiv i “Blue Origin”, Dave Limp, përmes një postimi në X bëri njoftoi suksesin e arritur.

Ndërkohë, edhe kompania “Blue Origin” përmes një postimi në X njoftoi se “New Glenn ka kaluar vijën Kármán, kufirin e njohur ndërkombëtarisht të hapësirës”.

Ky fluturim i pritur me padurim shënon hapin e parë të kompanisë për të sfiduar dominimin e kompanisë SpaceX në industrinë e hapësirës.

“Konfirmohet ndërprerja e motorit në fazën e dytë. Faza e dytë dhe ngarkesa e raketës New Glenn janë tani në orbitë”, shtoi kompania.

Faza e dytë, që është pjesa e sipërme e raketës, aktivizohet pasi të ndahet faza e parë, duke vazhduar udhëtimin në hapësirë.

Raketa New Glenn, e pajisur me një pjesë të ripërdorshme, u ngrit nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, pas disa vonesave në fillim të javës.

Ambicia e miliarderit Bezos për të konkurruar me manjatin amerikan të biznesit, Elon Musk, i cili themeloi kompaninë SpaceX, mbështetet shumë në teknologjinë e ripërdorshme.

Pjesa e poshtme e raketës, e cila mund të përdoret sërish, strehon rezervuarët e karburantit dhe siguron shtytjen fillestare për ta çuar raketën në qiell. Ndryshe nga raketat tradicionale, kjo pjesë është projektuar për t’u kthyer në mënyrë të sigurt në Tokë për ripërdorim.   

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.