Categories: Lajme

“Millennium” në administrim të Bashkisë / Ditën e sotme prona publike është marrë në dorëzim zyrtarisht

Në ditët e fundit të janarit 2020, Këshilli Bashkiak i Shkodrës refuzoi rinovimin e kontratës për dhënien e Kinema “Millennium” për subjektin që e administronte në atë kohë. Në qershor të të njëjtit vit, administrata bashkiake tentoi të marrë në zotërim pronën publike, por pa ia dalë dot.

Ndërkohë, ditën e sotme, pas një njoftimi të fundit të datës 30 tetor për lirim vullnetar të objektit, Kinema “Millennium” ka kaluar në administrim të Bashkisë Shkodër, si pronë e kësaj të fundit.

Ndërkohë, përmes një publikimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, lidhur me këtë çeshtje  ka reaguar edhe Bashkia e Shkodrës.

“Bashkia Shkodër ka marrë në administrim pronën publike në pronësi të saj, Kinema “Millennium”.

Pas njoftimit publik të përsëritur që i është bërë subjektit që menaxhonte këtë objekt pa një kontratë ligjore prej 3 vitesh, Bashkia Shkodër në datën 31 Tetor, me shkresë zyrtare, ka njoftuar subjektin për lirimin vullnetar të objektit për nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim ditën e sotme, 8 nëntor 2023, në orën 10.

Policia Bashkiake, në zbatim të ligjeve në fuqi, vendimeve dhe njoftimeve publike për subjektin, ka vijuar procesin për marrjen në administrim si pronë e bashkisë të këtij objekti në qendër të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vengu: Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, 90 operacione me 600 qytetarë të shpëtuar

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është një strukturë në gatishmëri 24/7 për…

12 mins ago

Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Tema e këtij viti është “Turizmi dhe Paqja”, temë e cila dëshiron të nxjerrë në…

13 mins ago

Rama në SHBA, takohet me Presidentin amerikan, Joe Biden

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku, sëbashku me bashkëshorten Linda…

25 mins ago

Situata në veri, Osmani: Kosova do ketë më shumë bashkërendim me SHBA-të

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova do të ketë më shumë koordinim dhe bashkëpunim…

27 mins ago

Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në Nju-Jork

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Nju-Jork ka takuar të enjten homologun e tij grek…

29 mins ago

Uragani Helen godet Floridën, shkakton 3 viktima

Uragani “Ellen” që kërcënon banorët e Floridës ka mbërritur në tokë , ku “tërbimi” i…

31 mins ago

This website uses cookies.