Minat me telekomandë- Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit
Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat.
Marjan Gjoka 28-vjeç dhe Ilir Gjoka 45- do të qëndrojnë në burg pa afat me vendim të Gjykatës së Lezhës.
Marjan Gjoka rezident në Mal të Zi u prangos në flagrancë teksa po ecte në qytetin e Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të çantës që mbante në shpinë ju gjetën 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4”.
Ndërsa një ditë më pas u prangos në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka, ku gjatë kontrollit në trup ju gjetën 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. N
ga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomandë.
Gjatë seancave për njohjen e masës së sigurisë dy të akuzuarit nuk kanë thënë asnjë fjalë, ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e Prokurorisë.