Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

e30e6a88066a4448bea5a3ab6a47bab7

e30e6a88066a4448bea5a3ab6a47bab7

Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërprerë grevën, pas 10 ditësh, njofton Radio Evropa e Lirë.

Marrëveshja u arrit mes Bordit të përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pak pas mesnatës duke u gdhirë e premte.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se janë plotësuar disa kërkesa të minatorëve, sikurse pagesat e rregullta mujore.

Ndërkaq, sa i përket kërkesës për sigurim shëndetësor dhe jetësor, minatorët janë pajtuar që këto çështje të trajtohen më vonë.

Sipas marrëveshjes, minatorët dhe përfaqësuesit e partisë në pushtet u pajtuan që ekzekutimi i pagës së minatorëve të bëhet nga data 6 deri më 10 të çdo muaji, të shpallet konkursi për zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, të përmirësohen kushtet e sigurisë dhe të tërhiqen vendimet e ndërmarra gjatë grevës 10-ditore.

Minatorët hynë në grevë më 24 tetor në kërkim të kushteve më të mira të punës.

Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Por, muajt e fundit, minatorët i kanë marrë pagat mujore të ndara në dy pjesë.

Minatorët nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore dhe vazhdimisht kanë kërkuar t’i kenë të njëjtat.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, ajo është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Trepça pritet që t’i kalojë nën pronësi Fondit Sovran, që sipas Qeverisë së Kosovës, do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.

( Sipas Radios Evropa e Lirë )

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.