Categories: LajmeRajoni

Minatorët e Trepçës në grevë urie, marrin mbështetje nga minatorët e SHBA-së

Vazhdon prej ditësh greva e minatorëve të Trepçës, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar duke kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, lajmëroi se gjendja e tyre paraqitet e rënduar, shkruajnë mediat kosovare.

Gjendja është shumë e rënduar. Dita e gjashtë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë. Jo, me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria. Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim diçka,” tha ai.

Ndërsa sa i përket deklaratave nga ana e qeverisë së pagat e minatorëve në Kosovë shkojnë deri në në 1 mijë e 250 euro, ai tha se paga të tilla “ne s’i kemi parë as në ëndërr”.

Më tej, Jonuzi bëri të ditur se politikanë të ndryshëm kanë dashur t’i vizitojnë minatorët grevistë, por s’i kanë lejuar që të hyjnë pasi s’kanë dashur që grevës t’i japin konotacion politik.

Kujtojmë se kërkesat e minatorëve janë që pagat e tyre të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.

Minatorët thonë se kërkesat e tyre jo domosdoshmërisht lidhen me pagat.

“Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave në aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxheri i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në reagim.

Minatorët marrin mbështetje nga minatorët e SHBA-së

Minatorët e Trepçës kanë thënë se për të ndërprerë atë duhet të kenë siguri për realizimin kërkesave. Ata kërkojnë një marrëveshje me shkrim.

Ndërkohë, me minatorët grevistë janë solidarizuar punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA).

Kjo organizatë sindikale i ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti, me të cilën kanë shprehur përkrahjen e tyre për minatorët e Sindikatës së Pavarur të “TrepçëS” të cilët janë në grevë urie nga 24 tetori.

Është një gjendje tragjike kur punëtorët që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mirën e vendit të tyre janë të detyruar të drejtojnë një grevë urie për të siguruar një marrëveshje të drejtë kolektive që ofron dinjitet, një mjedis të sigurt pune, përfitime jetike shëndetësore dhe kompensim të drejtë për shërbimin kritik që ata ofrojnë,” thuhet në letër.

Sipas letrës, UMWA kërkon nga kryeministri që të bëjë gjithçka për të zgjidhur me shpejtësi dhe drejtësi këtë grevë, duke u siguruar që minatorëve t’u sigurohet siguria dhe dinjiteti.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve ‘TREPÇËS’ dhe lutemi për zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të kësaj greve,” thuhet ndër të tjera në letrën e UMWA, drejtuar kryeministri Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti-Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

9 hours ago

Kombëtarja: Të gjithë nën urdhrat e Silvinjos, në stërvitje edhe lojtarë nga Abissnet Superiore

Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në…

9 hours ago

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për…

9 hours ago

Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive…

9 hours ago

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

10 hours ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

This website uses cookies.