Minimizohet gjuetia e paligjshme/ OMP synon që përmes Qendrës së Ankandit të Peshkut të futet në tregun e BE

peshkimi

peshkimi

Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme dhe kapja e peshkut përmes lëndëve plasëse dhe korentit ka shqetësuar një numër të madh të shoqatave mjedisore. Sipas policisë së Shkodrës vetëm në dy javët e fundit janë proceduar 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke peshkuar me këto mekanizma. Nisur nga kjo situatë Organizata e Menaxhim Peshkimit, së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatin e Peshkimit i ka shpallur luftë gjuetisë së paligjshme, me qëllim që ta minimizojë sa më shumë këtë fenomen.
Në Shirokë ndodhet markata e peshkut e cila funksionon prej një viti dhe shërben për grumbullimin e të gjithë peshkut që vjen nga liqeni i Shkodrës. Objektivi i Organizatës së Menaxhim Peshkimit është tregtimi i peshkut në tregjet e huaja shprehet kreu i kësaj organizate Arjan Çinari.Kjo markatë është e pajisur me 4 vaska me kapacitet 7 kuintal secila. Vënia në funksion e saj ka frenuar ndjeshëm abuzimin e gjuetisë për faktin shërben vetëm për peshkatarët e licensuar. Ankandi i Peshkut në Shirokë u shërben rreth 210 subjekteve dhe është një investim prej 43 milion lekesh i Organizatës së Peshkimit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kapaciteti është për 5 ton peshk, por mesatarja që kapet në Shirokë është rreth 2 ton në muaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.