Minimumi jetik, Teliti në RTSH: Shqipëria me të ardhurat më të ulëta
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në studion e RTSH 24 vuri theksin te një sërë problematikash të cilat sipas tij, e kanë burimit prej qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, ndonëse Rama është në mandatin e tretë qeverisës, nuk ka bërë asgjë për minimumin jetik. Ai shtoi se Partia Demokratike ka depozituar një propozim për minimumin jetik, por ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, pasi sipas tij, qeveria nuk e ka në fokus.
“Këtu është varfëri dhe ne kërkojmë vendosjen e minimumit jetik.
E premtoi Rama, por deri më sot s’ka bërë asgjë. Ne kemi dorëzuar propozimet për vendosjen e minimumit jetik”, tha Teliti.
Ky i fundit garantoi se nëse PD vjen në pushtet, do i sigurojë vendit një qeverisje normale.
“Nuk kanë vullnet për të bërë debat serioz për problematikat që ka Tirana. Këtu ka opozita dhe opoozitë do të bëhet dhe do jetë gjithnjë e më e fortë.
Qëllimi ynë ishte dhe në kulmin e vapës të kryejnë detyrën dita-ditës për t’I siguruar Tiranës një qeverisje normale.
Po varfërohen njerëzit dita-ditës. Përkeqësimi është I vazhdueshëm. Trendi përkeqësues po vazhdon kudo.
Pensionistët nuk hanë dot, nuk blejnë dot ilaçet, nuk ndezin dot kondicionerin se u vjen fatura e kripur.
760 mijë pensionistët janë sot të varfër. Kemi sot në Shqipëri 47 % të fëmijëve të kequshqyer.
Këtu po s’pate mikun, po s’pate një tender, këtu bëhesh biznesmen vetëm po pate koncesione, po more tender të porositur nga një qeveritar. Këtu çdo sipërmarrës i lirë dhe i ndershëm rrënohet”, theksoi ai.