Categories: LajmePolitikë

Ministeriali/ Hasani pret homologët nga BE dhe BP. Ministrja gjermane: Të përshpejtohet integrimi europian i rajonit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka pritur në Pallatin e Brigadave homologët nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor për Ministerialin që do të zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Të pranishëm në këtë Ministerial janë gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin i KE dhe Përfaqësuesja e EAS.

Boshti i BE-së, siç janë Germania dhe Franca janë monitorueset e drejtpërdrejta të këtij para samiti, pasi më 16 tetor do të mbahet Samiti i madh i Procesit të Berlinit.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok (Annalena Baerbock) në një deklaratë për media nga Pallati i Brigadave në nisje të Ministerialit të MEPJ-ve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ka komentuar çështjet që lidhen me migracionin e paligjshëm, situatën e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe integrimin europian të rajonit.

Në lidhje me këtë të fundit, ministrja gjermane u shpreh se nevojitet përshpejtim i procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Është qëndrimi i qeverisë gjermane dhe i Bashkimit Evropian që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Me të drejtë ka pasur një lodhje në vitet e fundit nga të rinjtë, të cilët kanë zgjedhur rrugën drejt Europës. Edhe ne si qeveri gjermane në këto vite e kemi përsëritur se nëpërmjet Procesit të Berlinit duhet t’i japim një zgjidhje kësaj. Kjo do të arrihet me politikën e lëvizjes së lirë, për të jetuar dhe punuar në vendin ku ata duan”, u shpreh ajo.

Siguria në rajon, ishte një tjetër pikë në të cilën ministrja gjermane u ndal gjatë komunikimit të saj për mediat.

Berbok u shpreh se është në interes të të gjitha vendeve, që qytetarët të jetojnë të sigurt e të lirë.

Ideja është që të punojmë së bashku me rajonin në kuadër të Procesit dhe për këtë kemi vërejtur shumë reforma të kryera në vitet e fundit. Ndërsa në ditët dhe javët e fundit kemi pasur çështjen e sigurisë në fokus, e cila do të ishte në interesin e të gjitha vendeve të rajonit, që njerëzit të jetonin të sigurt, të lirë dhe në miqësi me njëri-tjetrin”, shtoi ministrja.

Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, Berbok shprehu shqetësimin mbi sulmin në Basnjkë, teksa shtoi se “prandaj Procesi i Berlinit është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shkodër, në janar mbi 2 mijë raste me grip  – Hysa: Nuk perjashtohet as mundësia e virusit të ri

Në  muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…

9 hours ago

“Muri i kujtesës” – thuaji jo armëve , fushatë sensibilizuese në Shkodër kundër mbajtjes dhe përdorimit të armëve.

Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…

9 hours ago

Kuotat për vitin akademik 2025-2026 , Gjuraj: Kemi dorëzuar 6 projekte pranë AKKSH

Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…

9 hours ago

Pasioni si bletërritës     –    Gjergj Marku: Zanatin e kam të trashëguar nga të parët

Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…

9 hours ago

I  akuzuar për trafik droge në Itali -Kapet 54-vjecari në Shkodër! Do të ekstradohet drejt shtetit fqinj

Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…

9 hours ago

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

22 hours ago

This website uses cookies.