Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Balla: Rajoni të forcojë bashkëpunimin në sigurimin e kufijve dhe sfidat e emigracionit të paligjshëm
Tirana mirëpret për herë të dytë brenda pak muajsh, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Fokusi i këtij takimi ka qenë pikërisht rritja e bashkëpunimin për sigurinë dhe flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se vendet e rajonit duhet të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin mbi menaxhimin e integruar të kufijve e flukseve migratore si dhe në shkëmbenin e informacioneve mes vendeve për parandalimin e akteve keqbërëse.
Balla tha se asnjë vend i rajonit të Ballkanit nuk është imun dhe se nuk mund të përballet i vetëm me sfidat e emigracionit të paligjshëm
“Për ne është një forum që shënon një hap më tej drejt zgjidhjeve të përbashkëta dhe angazhimin e secilit për një bashkëpunim edhe më të frytshme. Falënderoj BE dhe Mbretërinë e Bashkuara që punojnë me ne çdo ditë në këto sfida të përbashkëtave që nuk janë vetë të rajonit tonë, Angazhimi i vazhdueshme me partneret duke punuar se bashku si rajon mund të ecim më shpet drejt anëtarësimit në BE duke forcuar parimet e shtetit të së drejtës dhe nëse ka një çështje te veçantë ku ne mund të bashkojmë më ngushtë është menaxhimi i flukseve migratore. Asnjë vend në rajon nuk është imun dhe nuk i përballon dot i vetëm sfidat e emigracionit të paligjshëm. Kjo konference sot është pikërisht angazhim i përbashkët më zgjedhjet në këtë drejtim. Të gjitha vendet tona kanë fituar një nivel të mirë profesionalizmi dhe kanë filluar jo vetëm të përqasen me standardet evropiane por dhe ti vënë në zbatim. Shqipëria ka prekur rezultate të prekshme ne rajonin, si lëvizja e lire mes vendeve tona dhe sigurinë e kufijve dhe respektimin e dinjitetit njerëzor të emigrantit. Do bashkëpunojmë në adresimin e sfidave4të emigracionit”, tha Balla.
Ministri kërkoi ndihmën e BE-së dhe partnerëve edhe për rritjen e kapaciteteve, procesin e dixhitalizimit dhe sigurisë së kufirit dhe migracioni.
“Dakordësuam të kemi një qasje më të fortë në menaxhimin e integruar të kufijve, përfshi këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor dhe nevojën për një mbështetje më të fortë nga BE, për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e dixhitalizimit dhe sigurisë së kufirit dhe migracionit. Domosdoshmëri mbetet edhe mbështetja e mëtejshme nga partnerët europianë për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në formë efektive dhe kontrolle të krimeve të kalimit kufitar”, tha Balla.
Si shembulli të shkëlqyer bashkëpunimi, Balla mori atë të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe muajt e fundit në përballimin e flukseve migratore.
“Shqipëri po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe mbarëvajtja dhe siguria e turistëve është për ne detyra kryesore. Na duhet të bashkëpunojmë së bashku mes policive tona në shkëmbim informacioneve dhe në nivel operacional ku të jemi një hap para keqbërësve. Duhet të përmirësojmë kuadrin tone legjislativë dhe të përdorim platforma që të ndajmë të dhënat në kohe reale. Modeli që kemi me Anglinë e bashkëpunimi është një model i shkëlqyer i rezultateve konkrete të arritur duke ulur me 90 % numrin e emigrantëve shqiptar që kanë mbërritur në Britani gjatë 2023”, tha ai.