Ministeriali i Ekonomisë BE-Ballkan, Rama: 6 mijë shoqëri tregtare kanë përfituar nga heqja e barrierave

9afe53dce3e449efbfb5233b7ec73273

9afe53dce3e449efbfb5233b7ec73273

Gjashtë mijë shoqëri tregtare në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga heqja e barrierave dhe aktivitetet e nxitjes së tregtisë mes vendeve.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Tiranë në kuadër të procesit të Berlinit që do mbahet në 16 tetor.

Sipas Ramës, synimi është që të kemi sa më shumë përfitime për njerëzit dhe  sipërmarrjet.

Një prej të dhënat më të rëndësishme është që 6 mijë shoqëri tregtare në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga aktivitete e nxitjeje së tregtisë, nga heqja e barrierave, nga panairet e ngjarjet e përbashkëta. Na duhet më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor, më shumë qasje në organizmin e BE. Në fakt për këtë bëhet fjalë dhe ky Samit e këto hapa drejt 16 tetorit kur të gjithë udhëheqësit do mblidhen në Tiranë, për këtë bën fjalë. Presim me padurim rezultatet e këtij takimi dhe sigurisht do të bëjmë maksimumin për të dhënë më shumë për njerëzit.

Kemi kaq shumë mundësi dhe rritja e këtyre viteve të fundit ka dëshmuar se ajo që mund të bëjmë sëbashku nuk mund ta bëjmë kurrë vetëm dhe ajo që mund të bëjmë duke u hapur ndaj njëri-tjetrit, duke e shndërruar këtë rajon në një hapësirë që është e mirë për të gjithë njerëzit punëtorë e ndërmarrjet, na bën të hedhim hapi drejt BE”, u shpreh Rama.

Ndalur te lufta në Ukrainë, Rama tha se ajo duhet parë si katastrofë dhe jo si lojë dhe se duhen shmangur me çdo mjet. Ai theksoi se duhen shmangur konfliktet, pasi edhe një mosmarrëveshje e vogël, nisur nga historia e rajonit tonë, mund të çojë në një luftë ballkanike, por edhe më gjerë.

Është thelbësore që ne të mos e shohim luftën si një lojë, por si një katastrofë që duhet ta shmangim me çdo mjet kudo, edhe përmes konflikteve më të vogla, që nga historia e rajonit tonë e dimë që mjafton për të ndezur jo një luftë ballkanike, por botërore”, tha kryeministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.