Gjashtë mijë shoqëri tregtare në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga heqja e barrierave dhe aktivitetet e nxitjes së tregtisë mes vendeve.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Tiranë në kuadër të procesit të Berlinit që do mbahet në 16 tetor.
Sipas Ramës, synimi është që të kemi sa më shumë përfitime për njerëzit dhe sipërmarrjet.
“Një prej të dhënat më të rëndësishme është që 6 mijë shoqëri tregtare në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga aktivitete e nxitjeje së tregtisë, nga heqja e barrierave, nga panairet e ngjarjet e përbashkëta. Na duhet më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor, më shumë qasje në organizmin e BE. Në fakt për këtë bëhet fjalë dhe ky Samit e këto hapa drejt 16 tetorit kur të gjithë udhëheqësit do mblidhen në Tiranë, për këtë bën fjalë. Presim me padurim rezultatet e këtij takimi dhe sigurisht do të bëjmë maksimumin për të dhënë më shumë për njerëzit.
Kemi kaq shumë mundësi dhe rritja e këtyre viteve të fundit ka dëshmuar se ajo që mund të bëjmë sëbashku nuk mund ta bëjmë kurrë vetëm dhe ajo që mund të bëjmë duke u hapur ndaj njëri-tjetrit, duke e shndërruar këtë rajon në një hapësirë që është e mirë për të gjithë njerëzit punëtorë e ndërmarrjet, na bën të hedhim hapi drejt BE”, u shpreh Rama.
Ndalur te lufta në Ukrainë, Rama tha se ajo duhet parë si katastrofë dhe jo si lojë dhe se duhen shmangur me çdo mjet. Ai theksoi se duhen shmangur konfliktet, pasi edhe një mosmarrëveshje e vogël, nisur nga historia e rajonit tonë, mund të çojë në një luftë ballkanike, por edhe më gjerë.
“Është thelbësore që ne të mos e shohim luftën si një lojë, por si një katastrofë që duhet ta shmangim me çdo mjet kudo, edhe përmes konflikteve më të vogla, që nga historia e rajonit tonë e dimë që mjafton për të ndezur jo një luftë ballkanike, por botërore”, tha kryeministri.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.