Categories: LajmePolitikë

Ministeriali i Ekonomisë BE-Ballkan/ Rama: Shqipëria në nivel të ri, koha të mendohet jashtë kornizave

Po mbahet në Tiranë Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit që do mbahet në 16 tetor. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në këtë ministerial, deklaroi se Shqipëria është ngritur në një nivel të ri, dhe sipas tij, ka ardhur koha të mendohet jashtë kornizave.

Rama u shpreh më tej se integrimi me faza në tregun e përbashkët, premton të japë ide për rritjen ekonomike të rajonit në vitet e ardhshme.

Ai theksoi se është koha për të ecur përpara e për t’u siguruar se nga fjalët mjaft premtuese, duhet të shihen edhe vepra premtuese.

“Besoj fort se në këtë moment përcaktues për Evropën dhe bashkësinë tonë të vlerave, ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është kjo që po përpiqemi të bëjmë me këtë samit dhe ajo çfarë po ndjejmë nga të gjitha komunikimet dhe bisedat tona me miqtë tanë të mëdhenj.

Dje zhvillova një bisedë mjaft shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës, dhe ishte një bisedë që 5 vite më parë do ishte e pamundur të zhvillohej. Gjërat kanë ndryshuar dhe ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje shumë më të fortë dhe janë më syhapur karshi rëndësisë që BP ka për BE.

Sot bashkimi evropian ka nevojë për BP po aq sa BP ka nevojë për BE.

Jemi këtu me ministra e zyrtarë të shquar nga vendet e BP dhe bashkimi evropian për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona duke përfshirë lidhjet me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE”, u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se samiti i Berlinit që do mbahet në 16 tetor, do duhet të diskutojë për planin e ardhshëm të Bashkimit Europian për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, duke u hapur në disa mënyra që do e sjellin atë më pranë BE-së.

Samiti, do duhet të diskutojë për diçka krejt të re, planin e ardhshëm të BE për të mbështetur BP duke u hapur në disa mënyra që do na sjellin më pranë BE, ndërkohë që sa i përket procesit të integrimit në bazë merite, çdo vend duhet të bëjë detyrat e shtëpisë.

Për këtë kemi pritur për një kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja pse kemi pritshmëri të larta për planin.

Integrimi me faza, në tregun e përbashkët premton të na japë një ide të vyer të paçmuar për rritjen ekonomike të rajonit në 5 vitet në vijim. Është koha për të ecur përpara e për tu siguruar se nga fjalët mjaft premtuese të shohim vepra premtuese.

Mund të mos biem dakord për shumë gjëra në rajon dhe mund të kemi ende çështje të rëndësishme të pambyllura, por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë është të përpiqemi të biem sa më shumë dakord për atë çfarë mund të bëjmë së bashku”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

4 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

4 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.