Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel, i pari nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm, Mark Rutte, si dhe takimi përmbyllës i një viti të rëndësishëm për Aleancën e Atlantikut të Veriut, që shënoi 75-vjetorin e themelimit të saj.
Hasani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Lidhjes Transatlantike, si “gur themeli” të NATO-s. Ai theksoi se Shqipëria po investon aktualisht 2.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërsa po punohet për arritjen e 3% të PBB, deri në vitin 2030.
Në kuadër të miratimit të raportit dyvjeçar të NATO-s për Ballkanin Perëndimor, Hasani theksoi nevojën kritike për të forcuar kohezionin e NATO-s, veçanërisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, për të kundërshtuar në mënyrë efektive kërcënimet ndërkufitare dhe për të përforcuar aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse.
Ministrat e Jashtëm miratuan një sërë dokumentesh për çështje të ndryshme të Aleancës, veçanërisht sa i përket ecurisë së vënies në jetë të vendimeve të rëndësishme të dakordësuara nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive në Samitin e Uashingtonit (9-11 Korrik 2024), si edhe nisjes së përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Hagë, në 24-25 qershor 2025.
Në fokus të takimeve, ku ishte e pranishme dhe Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas ishte dhe vijimi i mbështetjes të vendeve aleate për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm aleatë gjatë takimit me homologun e tyre ukrainas Andri Sybiha, në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë (NUC), theksuan mes të tjerash mbështetjen e plotë për Ukrainën, për sa kohë të jetë e nevojshme në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.
Një sesion tjetër iu dedikua situatës në kahun jugor të Aleancës, ku ishte i ftuar dhe Mbreti i Jordanisë, Madhëria e Tij, Abdullah II. Vendet aleate theksuan forcimin e partneriteteve ekzistuese të NATO-s me vendet në krahun e saj Jugor, të ndikuara më së fundi nga konflikti në Gaza, si edhe në dritën e vendimeve të marra nga Liderët në Samitin e Uashingtonit, ku NATO caktoi një Përfaqësues të Posaçëm për Jugun.
Po ashtu, Ministrat e vendeve aleate diskutuan dhe mbi qasjen strategjike të Aleancës ndaj Rusisë, masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për adresimin e kërcënimeve të gjithanshme të sigurisë, përfshirë këtu edhe kërcënimet hibride.
Qeveria do mbështesë përmes një page, kujdestarët që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar.…
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ishte sot në një vizitë pune në…
Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Prof .Tonin Gjuraj ka pritur sot Arqipeshkëvin e Shkodrës ,…
Në Shkodër, ashtu si në të gjithë shkollat e vendit tonë ka nisur një javë…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, pranë repartit të kirurgjisë…
Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Federatën Shqiptare të Futbollit,…
This website uses cookies.