Ministeriali i Procesit të Berlinit, Hasani: Fokusi, zhvillimi ekonomik i rajonit. Sektorët kyç, energjia dhe transporti

Hasani

Hasani

Zhvillimi ekonomik i rajonit do të jetë fokusi kryesor i Samitit të Procesit të Berlint, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Kështu bëri me dije Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin e BE Varhelyi dhe Ministren e Jashtme Gjermane, Baerbock, pas përfundimit të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Hasani theksoi se sektorët kyç do të jenë energjia dhe transporti, por gjithashtu shtoi se është punuar edhe në sektorë të tjerë, në mënyrë që vendet e rajonit të përgatiten për anëtarësimin në BE.

Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë angazhim të fortë jo vetë të rajonit por dhe BE. Kjo situatë ka prodhuar dhe një vullnet të fortë politik për të bashkuar BE me Ballkanin perëndimor. Jemi optimistë që Samiti i Procesit të Berlinit do përmirësojë zhvillimin ekonomik të Rajonit. Sektorët kyçë në procesi ne Berlinit janë energjia dhe transporti, por kemi punuar edhe në fusha e sektorë të tjerë që do na ndihmojnë të integrohemi në disa fusha të tregut të përbashkët. Duam të arrijmë që rigjallërimi i procesit të integrimit evropian të jetë i prekshëm me masa dhe t’i përgatisim vendet tona për anëtarësim duke krijuar kushtet që ekonomitë tona të funksionojnë në mënyrë të suksesshme brenda tregut të përbashkët evropian”, u shpreh Hasani.   

Lajmi po përditësohet…

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.