Categories: LajmePolitikë

Ministeriali/ Mbërrijnë sot në Tiranë Ministrat e Jashtëm të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Tirana mirëpret sot Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për Ministerialin që do të mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit.

Do të jenë 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit që do të jenë të pranishme në këtë Ministerial, i cili do të drejtohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Në Ministerialin e sotëm, do të jenë të pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin i KE, Përfaqësuesja e EAS, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. 

Sakaq, sikurse u njoftua një ditë më parë nga MEPJ, temat kyçe të cilat do të marrin vëmendje në këtë Ministerial do të jenë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, forcimi i dimensionit rajonal, regu i përbashkët rajonal e përforcimi i marrëdhënieve mes shteteve.

Pas përfundimit të Ministerialit, Ministri Hasani, Ministrja e Jashtme gjermane dhe Komisioneri për zgjerimin i KE-së, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku mësohet se situata mes Serbisë dhe Kosovës do të jetë në qendër të fjalës së tyre.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërkimi shkencor- Nënshkruhet Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF )…

28 mins ago

Gazetarja Alsu Kurmasheva fiton Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit 2024

Çmimi Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit për vitin 2024 do t’u ndahet 4 gazetareve, mes…

31 mins ago

Rikualifikimi i hyrjes të qytetit Shkodër, IKMT prish 6 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon me prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë…

41 mins ago

Eksperti: Nëndetësja Titan ishte dëmtuar disa ditë para incidentit fatal

Nëndetësja Titan që u shpërbë gjatë zhytjes drejt rrënojave të Titanikut, duke vrarë të pesë…

1 hour ago

Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria…

2 hours ago

Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  priti në një takim pune ambasadoren e…

2 hours ago

This website uses cookies.