Ministeriali në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministrat e Brendshëm të BE dhe rajonit takohen në Tiranë

fe9770b9b6ce4dab8b413c9647cc09d5

fe9770b9b6ce4dab8b413c9647cc09d5

Tirana mirëpret më 14 shtator  Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Tema të Ministerialit do të jenë Menaxhimi i Integruar të Kufijve; Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar; Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Në axhendë është parashikuar që ministri Balla do të presë nga ora 12:15 minuta deri në orën 13:30 minuta ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në hyrje të pallatit të Kongreseve. Punimet e Ministeriali do të hapen me fjalën e ministrit të Brendshëm të republikës së Shqipërisë Taulant Balla, për tu ndjekur nga  Fernando Grande-Marlaska, në cilësinë e Presidencës të Këshillit të BE-së, ministër i Brendshëm i Spanjës; z. Johannes Luchner dhe  zv.drejtor i Përgjithshëm i  Drejtor i përgjithshëm, Komisioni Europian. Më pas punimet do të vijojnë me dyer të mbyllura në dy séance për tu përmbyllur në orën 17:20. në orën 17:30 minuta do të ketë një konferencë për media. Ky takim  i paraprin punimeve të  samitit të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë  më 16 tetor.

Ministri grek vjen në Tiranë, takon Ballën dhe viziton Fredi Belerin

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Janis Oikonomu (o. Yiannis Oikonomou) vjen sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm. Në orën 10:20 sipas mediave greke, Ministri Oikonomu do të takohet me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për të vijuar më pas në orën 14:00-18:00  me Konferencën Ndërministrore.

Të premten, ministri grek do të vizitojë kryeun e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin në ambientet e paraburgimit në Durrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.