Categories: LajmePolitikë

Ministeriali/ Varhely : KE me plan të ri për integrimin ekonomik të vendeve të rajonit para anëtarësimit të plotë

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely ka bërë me dije se Komisioni Evropian do të paraqesë në javët një vijim një plan të ri, që synon integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deklaratën Varhei e bëri në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Ministerialit për Procesin e Berlinit.

Sipas Varheit, synimi i këtij plani është që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në tregun e vetëm të BE edhe përpara se të ndodhë anëtarësimi i plotë.

Kemi folur se cila është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për zgjerimin dhe Komisioni do të sjellë një plan të ri për rritjen dhe ky plan do të ketë për synim përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe do të jetë mundësi që vendet e BP të integrohen në tregun e vetëm të BE edhe përpara se të ndodhë anëtarësimi në BE. Ne duam të ndihmojmë që me anën e këtij plani, vendet të përshpejtojnë edhe planet e tyre ekonomike duke treguar rezultate për qytetarët dhe bizneset. Ne jemi gati të bëjmë dhe më shumë, edhe të sjellim më shumë investime sepse shumë nga këto reforma janë impenjative nga ana financiare. Plani i rritjes së BE do të jetë mjeti i duhur që të ndihmojmë rajonin të transformohet dhe ta mbyllim atë hendekun edhe para anëtarësimit të plotë”, U shpreh ai.

Varhei theksoi se BE “duhet të vijë” në Ballkanin perëndimor, ndërsa përsëriti se zgjerimi është përparësia kyçe e Komisionit Evropian. Ai bëri me dije janë mobilizuar rreth 15 mld euro në investime, financime e grante për vendet e rajonit, si dhe janë rreth 54 projekte të mëdha investimesh. Por, siç u shpreh Varhei, që të përfitojë nga këto investime, vendet e rajonit duhet të integrohen ekonomikisht.

Mendoj se pasi kemi parë që kemi patur Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, nuk është befasi që edhe Procesi i Berlinit po vjen në Tiranë. BE duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi diskutuar sot Procesin e Berlinit që është një platformë plotësuese për axhendën tonë të zgjerimit. Procesi i Berlinit vazhdon të jetë platforma më e besueshëm me anë të së cilës ne tregojmë përkushtimin tonë për rajonin sepse po flasim për projekte të mëdha politike por dhe për jetën e përditshme të qytetarëve, si do ta sjellin BE këtu për qytetarët. Komisioni Evropian e ka bërë të qartë që për ne zgjerimi është përparësi kyçe. Kemi bërë gjysmën e punës, kemi mobilizuar rreth 15 mld euro në investime, financime, grante, rreth 54 projekte të mëdha investimesh. Ne po ndërtojmë rrugë, hekurudha, impiante me energjie diellore, erë, po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat, po investojmë edhe në kapitalin njerëzor. Mbështetja jonë do të vijojë për të patur edhe tranzicionin e rëndësishëm në rajon për energjinë. Po mbështesim projekte për energjinë e rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Po që të përfitojë nga këto investime rajoni duhet të integrohet ekonomikisht. Kemi bindjen që kemi edhe më shumë potencial sa i përket aspektit ekonomik sepse me anë të këtij integrimi bashkëpunimi ekonomik, i gjithë rajoni mund të shtojë edhe 1/3 e PBB të vetë”, u shpreh Varhei.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërkimi shkencor- Nënshkruhet Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF )…

1 hour ago

Gazetarja Alsu Kurmasheva fiton Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit 2024

Çmimi Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit për vitin 2024 do t’u ndahet 4 gazetareve, mes…

2 hours ago

Rikualifikimi i hyrjes të qytetit Shkodër, IKMT prish 6 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon me prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë…

2 hours ago

Eksperti: Nëndetësja Titan ishte dëmtuar disa ditë para incidentit fatal

Nëndetësja Titan që u shpërbë gjatë zhytjes drejt rrënojave të Titanikut, duke vrarë të pesë…

2 hours ago

Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria…

3 hours ago

Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  priti në një takim pune ambasadoren e…

3 hours ago

This website uses cookies.